Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka përsëritur qëndrimin e tij, se për momentin bëhet kryerje e evidentimit të diasporës, dhe jo regjistrim i saj.
Mickoski tha se regjistrohet vetëm popullsia që jeton në vendin tonë.
“Ne për momentin po bëjmë evidentim të diasporës, pasi regjistrohet vetëm popullsia që jeton në vendin tonë, kjo së paku është edhe në bazë të standardeve të Eurostatit”, tha Mickoski për “TV21”.
Mickoski, si shembull për këtë, e dha edhe atë, siç thotë, diaspora tashmë është regjistruar në shtetet ku jetojnë.
“Dihet saktë se çfarë do të thotë evidentim i diasporës, dhe çfarë regjistrim”, tha Mickoski.
Nëse ndodh e kundërta e kësaj, ai thotë, nuk do të pranojmë rezultatet e regjistrimit.
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça