Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në fjalimin e tij drejtuar protestuesve para Komisionit Rregullator për Energjetikë tha se në Maqedoni populli është i varfër që ka rrymë të shtrenjtë.
Mickoski akuzoi kryetarin e KRRE-së, Marko Bislomovskin se është i afërt me pushtetin dhe se nuk është aspak i pavarur, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Mickoskit, Bislimovski i shërben mafias në Qeveri dhe se OBRM-PDUKM do të vazhdojë ta kërkojë drejtësinë në rrugë.
Mickoski i tha 3 kërkesat e tij e që janë kthimi i çmimit të vjetër të energjisë elektrike, përkatësisht heqjen e shtrenjtimit të rrymës elektrike prej 7.4%, fundjavë pa TVSH, përkatësisht gjatë fundjavës rryma elektrike të jetë pa TVSH dhe profesionalizëm në KRRE, apo siç thotë Mickoski, të mos ketë ushtarë partiak në Komisionin Rregulaltor për Energjetikë, por profesionistë.
Ndryshe, protestuesit që iu bashkuan marshit protestues të OBRM-PDUKM-së dhe brohoritnin dorëheqje dhe mafia.
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati