Shefi i shtabit zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, Izet Mexhiti para banorëve të Bogovinës dhe fshatrave që gravitojnë në këtë komunë potencoi se gjatë kësaj jave të fushatës është bërë më e qartë ideja e kandidatit konsensual për president shteti, një ide e plasuar e kahëmotshme nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Ashtu siç frymon shqip parlamenti, frymon shqip, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duam që edhe presidenca të jetë në frymën e njëjtë, pasi duam që të kemi një president që të ndihmoj proceset euro-integruese dhe jo siç është presidenti i tanishëm Ivanov. Bëjmë thirrje që të komunikohet me qytetarët me qëllim që të zbërthehet ideja e presidentit konsensual të zbërthehet ideja se nuk jemi të interesuar vetëm për të marr pjesë, për ta djegur dikë politikisht por thjesht jemi të interesuar që të lëviz vendi drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, nënvizoi Mexhiti.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...