Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar Talat Xhaferin për detyrën e tij të re si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Meta ka thënë se shqiptarët kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut, përcjell Arbresh.info
Lexo edhe:
Historike, Talat Xhaferi bëhet i pari kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut
“Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, Talat Xhaferi! Besimplotë se me lidershipin e tij dhe angazhimin e dëshmuar gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik dhe politik”, ka thënë Meta.
“Qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në funksion të perspektivës së integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Meta./Arbresh.info
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...