Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta tha “sot është ditë feste, për arratisjen e Nikolla Gruevskit tashmë u përgjigjen autoritetet.
“Mendoj se kemi festë të madhe këtu në Shkup dhe kemi një temë pozitive. Mendoj se për këtë punë tashmë autoritet e Shqipërisë tashmë dhanë përgjigje, por edhe unë dhashë përgjigje”, tha Meta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai në intervistë për mediat e Shqipërisë tha se arratisja e Gruevski nëpër Shqipëri është pyetje që duhet parashtruar organeve kompetente duke shtuar se në një mënyrë arratisja e Gruevskit nga Maqedonia është pranimi i fajit nga ana e tij.
Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është në vizitë për shënimin e 110 vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...