Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot gjatë vizitës së tij në Manastir tha se Kongresi i Manastirit është ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme pasi përshpejtoi një tjetër ngjarje të rëndësishme, Pavarësinë e Shqipërisë.
Kreu i shtetit shqiptar së pari u takua me kryetaren e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, ndërsa më pas e vizituan Muzeun e Alfabetit shqip në këtë qytet, njofton Zhurnal.mk.
“Është nder për mua si President i Shqipërisë të vizitoj qytetin e Manastirit dhe të shpreh kënaqësi që gjendem në vendin e shenjtë të shqiptarëve, pa dallim ku ata jetojnë, vendi ku patriotët më të guximshëm para 109 viteve bënë unifikimin e alfabetit shqip. Kongresi i Manastirit është ngjarje tejet e rëndësishme sepse përshpejtoi një tjetër ngjarje të rëndësishme, Pavarësinë e Shqipërisë”, theksoi Presidenti Meta i cili falenderoi publikisht zv.kryeministrin Hazbi Lika dhe kryetaren Natasha Petrovska për kujdesin që i kushtojnë Muzeut dhe për planet për restaurim të Muzeut.
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai