Kreu i PDSH, Menduh Thaçi i ftuar në televizionin T7, në emisionin Pressing, edhe një herë ka thënë se ai në këto zgjedhje do të garojë për postin e Zëvendëskryeministrit në Qeverinë e RMV, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 12 prillit.
Sipas Thaçit gabimin më të madh partitë politike e kanë bërë në mos emërimin e liderëve në postet më të larta që u ka takuar në qeveritë e mëparshme në Maqedoni.
“Gabimin më të madh partitë politike shqiptare që e kanëbërë është mos emërimin e liderit në pozita të larta qeverisëse në shtet, gabim që e kam bërë edhe unë”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka thënë se pas zgjedhjeve do të angazhohet për të ulur numrin e zv-kryeministrave nga katër në një, por me ingerenca më të mëdha se sa kanë pasur në qeveritë e mëhershme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
23 raste të konfirmuara me fruth gjatë muajit maj, IKSHPK th...
Hetemi: Situata e sigurisë në Leposaviq më e mirë se në disa...
Deliu: Albin Kurti prej që është betuar i ka 109 asistentë –...
Hetemi: Në Komunën e Leposaviqit janë 80 të punësuar, 20 pre...
“1500 euro për një gisht”: Enca ironizon me fitimet nga Only...
Mbanin kokainë/ Goditet grupi në Lezhë të Shqipërisë