Avokati i Popullit, Ixhet Memeti ka apeluar që të gjithë qytetarët e Maqedonisë të paraqesin rastet në numrin falas nëse kërcënohen para dhe gjatë ditësë së votimeve.
Këto komente Memeti i bëri në konferencën për shtyp në Shkup kushtuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe kërcënimeve dhe presioneve të mundshme që mund të bëjne partitë gjatë votuesve.
Ai ka premtuar se me efikasitet do të intervenojë në të gjitha rastet e denoncimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Ai pret që të njëjtën ta bëjnë edhe institucionet tjera kompetente.
Memeti ka bërë me dije se vetëm me anë të zgjedhjeve të lira fitohet legjitimiteti i pakontestueshëm dhe real.
“Secili ka të drejtë të deklarohet për opsionin e tij dhe për këtë të mos vuaj kurrfarë pasoja. Qytetarët janë ata të cilët vendosin. Askush nuk guxon në emër të tyre përmes formave të ndryshme të presionit, shantazhit dhe kërcënimit të vendos.
Të respektuar qytetarë, mos heshtni, bëjuni aktiv meqë përmes denoncimit e mbroni të drejtën tuaj, ndërsa njëkohësisht kontribuoni në demokratizimin e procesit zgjedhor në tërësi”, tha ai.
Memeti më tej thekson nevojën e bashkëpunimit më të madh, para së gjithash të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ministrisë së Punëve të brendshme dhe institucioneve tjera kompetente, në drejtim të parandalimit të çdo parregullsie- para gjatë dhe pas zgjedhjeve.
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi