“Mediat në Maqedoni të respektojnë standardet profesionale”

16:29 | 24 Korrik 2018

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Medial (SPGPM), përmes një kumtese të përbashkët kërkojnë që mediumet të cilat ju shërbejnë agjendave destruktive, të respektojnë bazat themelore të punës profesionale, duke përfshirë edhe respektimin e Kodeksit të Gazetarëve.

“E drejtë e çdo mediumi është të vendosë nëse do të merr pjesë në punën e trupit vetërregullues KEMM, por kjo nuk i liron nga obligimi për të respektuar standardet profesionale në sferën e mediave. Këto janë standardet minimale të cilat duhet të përmbushen nga mediat, në të kundërtën ata do të vlerësohen si paramediume, që punojnë në dëm të interesit publik”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata më tej thonë se janë të shqetësuar për besimin e mediave, të cilat sipas tyre, shumë herë ju shërbejnë individëve dhe platformave mediatike që punojnë në dëm të interesit publik.

“Publikime negative më shpesh kanë platformat online të mediave, ku gjendet përmbajtje me cilësi të ulët, lajme të rrejshme, dezinfomracione, propagandë dhe senzacionalizëm”, thonë shoqatat në njoftimin e përbashkët./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara