Mediat maqedonase vazhdimisht motivojnë qytetarët e nacionalitetit maqedonas për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet në Tetovë. “Për Sërbinë treguam solidaritet, ta ndihmojmë edhe Tetovën”, shkruajnë mediat maqedonase.
“Nëse për Serbinë ia vlente, Mos shkoni në kafene, dhuroni 100 denarë”, tani duhet të dyfishohet, apo jo?” pyet një përdorues në Twitter, dhe apelojnë tek qytetarët që të dhurojnë fonde për të ndihmuar qytetarët e Tetovës ku kishte humbje në jetë njerëzish nga përmbytjet dhe shirat e rrëmbyeshëm. Rrjetet sociale tashmë po bëjnë fushatë për të ndihmuar viktimat e fatkeqësisë nën moton “SupportTetovo”, njofton TetovaSot.
Të gjithë qytetarët e interesuar mund të dhurojë 100 denarë duke telefonuar numrat e telefonit në vijim: 075/070/077 143-400.
Ndihma për viktimat mund të dorëzohet në magazinat e Kryqit të Kuq në Momin Potok.
Subjektet e interesuara juridike dhe qytetarët mund të angazhohen edhe duke ofruar ndihmë financiare në llogari e Fondit të Solidaritetit: 300000001327966, DB: 4030984271620 – Banka Komerciale.
Joao Pedro arrin një rekord historik në Premier League
FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim p...
Policia gjen granata dore dhe uniforma të Policisë së Kosovë...
Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat ...
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...
Zyrtare/ Hamdi Namani transferohet tek Gjilani në formë huaz...