Shumë media të huaja raportojnë sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ndërpreu papritur vizitën e tij në SHBA dhe u kthye në vend për shkak të problemeve shëndetësore. Ai zhvilloi disa takime me zyrtarë amerikanë në Florida dhe shpresonte të takohej edhe me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Shumë media kujtojnë gjithashtu se Vuçiq kishte njoftuar më herët se planifikon të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Moskë, më 9 maj, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarë të Bashkimit Evropian se kjo mund të rrezikojë procesin e integrimit të Serbisë në BE.
Sipas Associated Press, Vuçiq e ndërpreu vizitën për shkak të një urgjence mjekësore të papërcaktuar. Ai u sëmur papritur gjatë një takimi dhe, pas konsultimeve me mjekët, vendosi të kthehej në Serbi, ku u shtrua në Akademinë Ushtarake Mjekësore (MMA) në Beograd. Nuk është bërë e ditur se për çfarë problemi shëndetësor bëhet fjalë, por dihet se Vuçiq, 55 vjeç, vuan nga tensioni i lartë i gjakut.
Agjencia Bloomberg raporton se Vuçiq anuloi disa prej takimeve të planifikuara për shkak të sëmundjes së papritur në Florida dhe vendimi për t’u kthyer në vend u mor pas konsultimit me mjekët. Kabineti i tij ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare.
Ndërkohë, agjencia ruse RIA Novosti shkruan se Vuçiq arriti të takohej me disa kongresmenë dhe me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani, përpara se të sëmurej dhe të merrte vendimin për t’u kthyer në Serbi. Edhe kjo agjenci thekson se administrata presidenciale nuk ka lëshuar ende një njoftim zyrtar.
Portali i Gazetës Kombëtare Ukrainase (UNN) shkruan se Vuçiq, në prag të festimeve të Ditës së Fitores në Moskë, anuloi të gjitha takimet e planifikuara dhe u kthye në Serbi për arsye./rtk
Zjarr në afërsi të shkollës “Shkëndija” në Hajvali, interven...
Bloomberg: Me blloqet shumëngjyrëshe, Piramida e Tiranës për...
Pas dramës dhe tensioneve, Conte tregon pse vazhdoi me Napol...
Dita Botërore kundër Duhanit – MSH organizon konferencë
Sot vendoset gurthemeli i shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash, ...
Valë e re dhune në Meksikë, gjenden 17 trupa të pajetë në nj...