Janë regjistruar 115 zjarre nga fillimi i vitit në rajonin e Kavadarit. Policia sot thirri mbledhje ku përfaqësuesit e disa institucioneve kompetente biseduan për masat parandaluese për mbrojtjen nga zjarri.
“Në nismën e përbashkët në bashkëpunim me stacionin policor Kavadar, Qendra për menaxhimin me kriza, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe komuna e njësisë kundër zjarrit, vendosëm të kemi mbledhje koordinuese me përfundime konkrete në pjesën e shuarjes së zjarreve dhe ruajtjes së hapësirës”, deklaroi kryetari i komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kreu i Kavadarit, Jançev thotë se më parë ka pasur më pak zjarre por edhe janë evidentuar të gjitha zjarret dhe kjo është tregues i bashkëpunimit të mirë mes institucioneve.
Në mbledhje morën pjesë inspektori për parandalim Dimitar Karakullev, komandati i shërbimit kundër zjarrit, Aleksandar Çadamov, Sashko Petrov nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe mjeku Dragan Dimitrov nga ndihma e shpejtë. Njësia territoriale kundër zjarrin vepron në territorin e komunave të Kavadarit dhe Rosomanit.
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...