Këtë vit që po lëmë pas, nëse diçka ka qenë pozitive, janë ulja e numrit të aksidenteve të trafikut, kur bëhet fjalë për rajonin e Tetovës.
Kësisoj, sipas të dhënave të policisë së Tetovës, gjatë nëntë muajve të kaluar, janë regjistruar 440 aksidente trafiku, respektivisht 140 më pak në krahasim me nëntë muajt e vitit të kaluar.
Në nëntë muajt e këtij viti jetën e kanë humbur 6 persona në aksidente trafiku. “Gjatë nëntë muajve të kaluar të këtij viti, gjithsej 440 aksidente trafiku janë regjistruar në rajonin e gjerë të Tetovës, ose 140 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në 6 prej këtyre aksidenteve, 6 persona e kanë humbur jetën, 30 aksidente kanë përfunduar me 35 persona të lënduar rëndë dhe 188 aksidente me 412 persona të cilët kanë marrë vetëm lëndime trupore. Numri më i madh i aksidenteve, edhe atë 216, kanë kaluar vetëm me dëme materiale”, thotë për gazetën Koha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.
Si zakonisht, më të rrezikuar janë këmbësorët ,kurse pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin në rrugët e vendbanimeve, bëjnë të ditur të dhënat e policisë së Tetovës. “Shumica e aksidenteve, 325 kanë ndodhur në vendbanime dhe 116 në rrugë të hapur. Ndërsa në të shumtën e rasteve në mesin e të lënduarve, 242 kanë qenë pasagjerë, në 31 aksidente pjesëmarrës ishin këmbësorë dhe 33 aksidente janë shkaktuan nga kafshët, kryesisht qen endacak”, theksoi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi.
Ndërkohë, bëhet e ditur se rrugët ku më shumë regjistrohen aksidente janë rrugët e qytetit të Tetovës, kurse si rrugë rajonale më e rrezikshme është ajo nga Tetova për në Jazhincë. “Shkaqet më të zakonshme të aksidenteve janë shpejtësia e pa përshtatshme, gjithsej 107 aksidente, dhe kryerja e veprimeve të parregullta ka qenë shkaktarë për 74 aksidente. Shumica e aksidenteve janë të regjistruara në rrugët e qytetit të Tetovës, respektivisht 211, në autostradë 87 dhe rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, gjithsej kanë ndodhur 89 aksidente trafiku”, njofton zëdhënësi Rexhepi.
Sipas të dhënave të policisë së Tetovës, gjatë vitit të kaluar, për nëntë muaj jetën në aksidente trafiku e kanë humbur 7 persona. Gjithsej 45 persona gjatë nëntë muajve të 2019 kishin marrë lëndime të rënda trupore, kurse 433 me lëndime të lehta trupore. Deri tek ulja e numrit të aksidenteve në këtë vit ka ndikuar edhe ora policore në muajin prill, kur dukshëm shënoi rënie frekuentimi i automjeteve në rrugët e Pollogut. Kjo ndikoi edhe në uljen e numrit të aksidenteve të trafikut, por më pas, pas heqjes së orës policore, aksidentet e trafikut sërish filluan të regjistrohen pothuajse çdo ditë.
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë