Prokurorja speciale Katica Janeva, në ngjarjen e publikimit të raportit të OSBE-së për Prokurorinë Speciale Publike, njoftoi se më 15 shtator do të publikohet raporti i gjashtë gjashtëmujor.
Pjesë e hetimit të PSP-së do të jenë edhe gjykatësit, njofton Portalb.mk.
“Ju njoftoj se më 15 shtator do të publikohet raporti i gjashtë gjashtëmujor. Ajo çfarë është risi në këtë raport se pjesë e hetimeve tona do të jenë edhe gjykatësit që kanë punuar në mënyrë joadekuate dhe në kundërshtim me ligjin”, njoftoi Janeva.
Megjithëse gazetarët pyetën se për çfarë pune të paligjshme të gjykatësve bëhet fjalë, Janeva kërkoi që të bëhet durim deri më 15 shtator.
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...