Shefja e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Departamentin e Shtetit të Britanisë së Madhe, Fiona Mcilwham, që është në vizitë zyrtare në Maqedoni, ka deklaruar se Britania e Madhe do të vazhdojë të ketë vëmendjen e saj në këtë rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, stabiliteti dhe demokracia në rajon është shumë e rëndësishme për Londrën, prandaj Samiti i radhës për Ballkanin do të organizohet nga Britania e Madhe.
Mcilwham theksoi se migrimi, ndërhyrja ruse në rajon, janë çështje të rrezikut të jashtëm për Maqedoninë, por që ndikojnë edhe në Britaninë e Madhe.
Britanikja thekson se duhet që të rivendoset pozicionimi i Maqedonisë, dhe se reformat janë kyçe që Maqedonia të anëtarësohet në NATO. Njiherit, Mcilwham e përshëndeti marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, Maqedoni-Bullgari
Konjufca për Qosjen: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelekt...
Ligji për Shtetësinë, Musliu: E rrezikon shtetësinë e Kosovë...
Mbyllet sezoni për Gulerin dhe Militaon
Kuvendi miraton edhe Projektligjin për Lojërat Mesdhetare ...
Vdiq në moshën 90-vjeçare, kush ishte Rexhep Qosja
Vlerësim i Pentagonit: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hor...