Mbyllet një objekt në Tetovë, ndalohet pronari që shkeli masat antiCovid

11:28 | 18 Shkurt 2021

Gjatë ditës së djeshme (17.02.2021) policia e Tetovës ka kryer kontroll në një objekt në rrugën “JNA” në Tetovë në pronësi të F.C. 33 vjeç gjithashtu nga Tetova.

Gjatë kontrollit zyrtarët policorë në objekt kanë hasur 5 persona dhe pronarin e lokalit. Objekti është mbyllur nga Inspektorati shtetëror, derisa pronari F.C është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate në bazë të Nenit 206 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara