Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informon se kamionët e tregtarëve nga Maqedonia e Veriut, të cilit ishin ndaluar në kufirin në mes Ukrainës dhe Polonisë, janë liruar dhe u janë kthyer pronarëve.
“E njoftojmë opinionin se pas aktiviteteve të shumta të ndërmarra nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasadat tona në Poloni dhe Ukrainë, si dhe falë bashkëpunimit të autoriteteve ukrainase, transportuesve të kamionëve në pikën kufitare ndërmjet Ukrainës dhe Polonisë – “Jagodine” iu kthyen kamionët e tyre dhe malli i transportuar, të cilat më parë ishin sekuestruar nga autoritetet lokale të Ukrainës”.
“Me këtë hap, falë aktiviteteve të ndërmarra diplomatike, u zgjidh problemi i transportuesve tanë dhe u shmangën dëme të mëdha materiale për kompanitë e tyre”, thonë nga MPJ Maqedoni./Telegrafi/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...