Emrat e ministrave të rinj do të bëhen publike deri ditën e shtunë, ndërsa jozrytarisht mësohet se përbërja e re e qeverisë mund të votohet ditën e diel. Përfaqësuesit partiak thonë se gjithçka do të bëjë të ditur vetë kryeministri Zoran Zaev. Ndërsa sekretari i përgjithshëm LSDM-së, Lupço Nikollovski, tha se kryeministri vazhdon negociatat me partnerët e Qeverisë, por pa dhënë detaje, transmeton Alsat-M.tv
“Pres deri në fund të javës të kemi hap serioz në këtë pjesë. Flas për vetë konceptin e punës së Qeverisë dhe rreth propozimeve që duhet kryetari i Qeverisë t’i dorëzojë në Kuvend. Pres që ditët në vijim të ketë më shumë informata, por kjo është çështje e vetë kryeministrit. Paralelisht mund të them se ristrukturime të kuadrove, respektivisht rritja e kapaciteteve vazhdon në të gjitha nivelet”- deklaroi Lupço Nikollovski, sekretar i përgjithshëm LSDM-së.
Nga partnerët e koalicionit, pa detaje janë edhe partitë shqiptare. Në BDI dhe RDK janë të pakapshëm për të dhënë qëndrim, ndërsa nga Alternativa thonë se bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev ende po vazhdojnë.
“Ende janë duke vijuar bisedimet. Deri në këtë moment ende nuk kemi detaje të precizuara që të njëjtat të mund t’i ndajmë me opinionin e gjerë”- thanë nga Alternativa.
Zaev javën e kaluar bëri edhe rikonstruim të funksionarëve partiak në LSDM.
Policia e konfirmon: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksident...
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...