Pas rekordit të djeshëm prej 225 rasteve të reja, institucionet shëndetësore bëjnë analizë të detalizuar për ta vërtetuar mënyrë e saktë të bartjes së coronavirusi në disa qytete në Maqedoninë e Veriut.
Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se në bazë të kësaj analize do të dihet nëse duhet të ketë masa. Ai thotë se momentalisht nuk ka mendime për kufizim të lëvizjes për qytetarët.
“Edhe një herë ju bëj thirrje qytetarëve që të rekomandojnë masat. Shihet se jemi pranë fillimit të vjeshtës që e prisnim. Do të ketë masa shtesë nëse rritet numri. Por, analiza e saktë do në tregojë se cilat nga masat duhet ta rekomandojmë dhe në cilën periudhë”, tha Filipçe.
Ndër masat që ai i përmendi mund të jenë shkurtimi i orarit të punës për objektet hotelerike apo kufizimi i tavolinave./telegrafi/
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Vodhi mjete pune e gjësende tjera, arrestohet 21-vjeçari në ...