Zvicra tani është vendi më i sigurt në botë për COVID-19, shkruan “Forbes”, duke u bazuar në raportin e “Deep Knowledge Grloup”, e cila 250 faqe, ndërsa në të paraqiten kriteret me të cilat janë vlerësuar renditja e vendeve, përcjell Telegrafi Maqeodoni.
Sudani i Jugut, sipas raportit, është vendi më i rrezikshëm. Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 58-të, menjëherë pas Rumanisë dhe dy vendeve përpara Rusisë.
Raporti është i bazuar në 130 parametra sasiorë dhe cilësor dhe mbi 11.400 pika të të dhënave në kategori të tilla si efikasiteti i karantinës, monitorimi dhe zbulimi, përgatitja shëndetësore dhe efikasiteti i qeverisë. Kjo është pjesë “Deep Knowledge Group”, një konsorcium i kompanive dhe jofitimprurësve në pronësi të “Deep Knowledge Ventures”, një firmë investimesh e themeluar në vitin 2014 në Hong Kong.
Ajo që duhet të na shqetësojë është se Maqedonia zë vendin e 103-të, madje gjendjet në pjesën e dytë të tabelës.
Sllovenia është shumë larg nesh, në vendin e 32-të, e ndjekur nga Greqia, e cila është e 34-ta, ndërsa Kroacia dhe Turqia janë në vendin e 36-të dhe 37-të.
Nga vendet e rajonit, Mali i Zi renditet në vendin e 42-të, Bullgaria renditet në vendin e 48-të, ndërsa Serbia është në vendin e 54.
Para nesh është Bosnja dhe Hercegovina, e cila është në pozicionin e 72-të në listë, si dhe Shqipëria, e cila është në vendin e 88-të.

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...