Maqedonia shpreson të zgjidhë kontestin e emrit me Greqinë deri në kohën e samitit të NATO-s këtë verë, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.
Dy vendet, së voni, i kanë intensifikuar përpjekjet për zgjidhjen e kontestit.
“Besoj se do të jemi në gjendje t’i përfundojmë negociatat me sukses deri në samitin e NATO-s në korrik”, tha Zaev në një intervistë për radio-stacionin austriak ORF.
Kontesti i ka penguar përpjekjet e Maqedonisë për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Greqia është anëtare e të dyja institucioneve.
Samiti i NATO-s do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel./rel
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...