Inkuadrimi i Maqedonisë në NATO është e drejtë sovrane e vendit.
Moska kujdeset për marrëdhënie të mira me Shkupin, por e kundërshton afrimin e Aleancës afër kufijve të Rusisë, njoftoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
“Ky është vendim sovran i vetë Maqedonisë. Ne i vlerësojmë dhe i mbajmë të mia marrëdhëniet me Maqedoninë. Kuptohet, jemi të interesuar për zhvillim të bashkëpunimit bilateral. Por, në lidhje me përafrimin drejt NATO-s dhe infrastrukturës të saj ndaj kufijve tanë, i njohur është qëndrimi i Moskës ndaj atij procesi – dhe në atë drejtim asgjë nuk ka ndryshuar”, u përgjigj Peskov në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e Kremlinit për pranimin e Maqedonisë në NATO.
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...