Maqedonia e Veriut nga Shtete e Bashkuara të Amerikës do të blejë automjete të blinduara për nevojat e Armatës në vlerë prej 762 milion denarëve (15 milion dollarë), njoftuan nga Qeveria pas seancës së mbajtur mbrëmjen e së premtes.
Qeveria miratoi procedurën për blerjen e automjeteve lehtë të blinduara, duke pranuar ofertën që SHBA e kishte bërë me 21 dhjetor, transmeton Alsat.
“Me këtë vendim, Ministria e Mbrojtjes është e detyruar që menjëherë pas nënshkrimit të amandamentit/aneksit të marrëveshjes, nga Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes të paguajë shumën e dakorduar prej 762,000,000 denarëve Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...