Opinioni botëror i ka drejtuar sytë kah përkrahja e sanksioneve të OKB-së, që tregoi studimi i katërt global i VIN/Galup internacional për mendimin publik, duke u kthyer këtë vit në legjitimitetin e procesit të imponimit të sanksioneve nga ana e Kombeve të Bashkuara, transmeton zhurnal.mk
Rezultatet nga hulumtimi tregojnë se nga mbi 60.000 persona të intervistuar në 61 shtete, në 49 shtete më i shumtë është opinioni që i përkrah sanksionet në raport me pjesën e opinionit që nuk i përkrah sanksionet.
“ Maqedonia është vendi i vetëm ku pjesa e opinionit që i përkrah sanksionet është e barabartë me atë pjesë të opinionit që nuk i përkrah sanksionet e OKB-së”, thuhet në raport, transmeton zhurnal.mk
Në Maqedoni nga 1204 të anketuarit, rezultatet tregojnë se është vendi i vetëm nga të gjithë 61 vendet në botë, ku popullata në të njëjtën masë me 38 përqind edhe i përkrah edhe nuk i përkrah sanksionet e OKB-së, që e bën në vetvete një vend të pavendosur.
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...
Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion V...
34 kryesues ndalohen për 48-orë për manipulim votash në Mitr...
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt