Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe homologu i tij nga Republika e Filipineve, Teodoro L. Loksin, nënshkruan komunikatë të Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Ministri Osmani tha se hapi i këtillë i konfirmon angazhimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore dhe krijimin e partneriteteve me vendet gjeografikisht të largëta.
“Hapja e një kapitulli të ri në marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve ofron mundësi shtesë për promovimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare, si dhe përforcimin e bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm në nivel multi-lateral”, theksoi Osmani.
Akti i zyrtarizimit të miqësisë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Filipineve, i cili u realizua në sesionin e 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së në Nju Jork, është një bazë solide për avancimin e dialogut në të gjitha nivelet, si dhe për ndërtimin e kornizës kontraktuale dhe zhvillimin e bashkëpunimit në një sërë fushash si: kultura, arsimi, shëndetësia dhe turizmi.
Republika e Filipineve është vendi i 181 -të me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendosur marrëdhënie diplomatike.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër