Në fakultetet pranë universiteteve të vendit sot solemnisht do të shënohet fillimi i vitit të ri akademik 2019/2020.
Fillimi i vitit të ri akademik 2019/2020 tradicionalisht do të shënohet në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup, në fakultetet e të cilit me orë të parë akademike do të priten qytetarët e rinj akademik. Rektori i USHCM-së, prof.dr. Nikolla Jankullovski do të marrë pjesë në orët e para akademike të studentëve të Fakultetit për art muzikor, dhe në Fakultetin ekonomik, që do të mbahen në hapësirat e këtyre fakulteteve, me çka simbolikisht do t’u dërgojë porosi të gjithë studentëve të saporegjistruar në fakultetet pranë USHCM-së.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski do të marrë pjesë në orën e parë akademike në Fakultetin për siguri në Idrizovë, i cili është anëtar i Universitetit në Manastir.
Me rastin e fillimit të vitit të ri studimor, në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip ora e parë akademike do të mbahet në Qendrën multimediale, e vendosur në Fakultetin ekonomik, ku do të flasin studentë dhe rektori i Universitetit, Bllazho Boev.
Njëherë, Akademisë figurative pranë UGD do të hapë ekspozitë studentore në galerinë artistike “Bezisten” të titulluar “Arti dhe njeriu”, ku vepra t[ veta do të prezantojnë 12 studentë.
Viti i ri akademik do të shënohet edhe në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) me fjalim të rektorit Abdulmenaf Bexheti dhe kryetarit të Parlamentit studentor, Arjon Fejzullai./alsat
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...