Ministria e Punëve të Brendshme është duke përgatitur ndryshime ligjore me qëllim që të vendoset sistem elektronik për mbikëqyrjen e sigurisë së trafikut rrugor me vendosjen e kamerave të sigurisë, që do të mund të dallojnë shkelje të caktuara dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të shqiptojnë dënime, paralajmëroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
Në këtë mënyra ai tha se do të ulet ndikimi eventual i faktorit njeri gjatë shqiptimit të dënimeve dhe do të shkurtohet intervali kohor i shqiptimit të dënimeve, transmeton Gazeta Lajm.
Duke marë pjesë në tryezën e rrumbullakët në kuadër të projektit “Sigurt në Shtëpi”, Spasovski ka komentuar aksidentet e fundit tragjike në Shkup, ai nuk ka precizuar se kur do të ndodhin ndryshimet ligjore, që do të mundësonin vendosje të kamerave të sigurisë.
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!