Se vaksina është shpëtim tregon edhe raporti i fundit i autoriteteve shëndetësore. Në vend nuk është shënuar asnjë rast vdekje nga koronavirusi tek qytetarët e vaksinuar me dy doza.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në këtë analizë janë evidentuar personat që llogariten të imunizuar me dy doza dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga marrja e dozës së dytët të vaksinës anti kovid.
Ndonëse të prekur nga virusi korona ka 12,8% e të vaksinuarve me dy doza, autoritete shëndetësore thonë se ata e kalojnë me simptoma shumë të lehta apo edhe pa asnjë simptomë, duke rezultuar pozitiv vetëm në test.
“Në periudhën nga 6 deri më 12 gusht në gjithë vendin 3,497 qytetarë kanë rezultuar me teste pozitive, prej të cilëve 450 kanë qenë plotësisht të vaksinuar. Përqindje e lartë, madje 87,2% ose 3,047 e qytetarëve të infektuar nuk kanë qenë të vaksinuar. Vdekshmëria te të pa vaksinuarit është 100%, tregojnë analizat. Në periudhën një javore në gjithë territorin kanë vdekur 25 persona nga CoVid-19, por asnjëri prej viktimave nuk ka qenë i vaksinuar”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Por, varianti ri delta gjithkund të botë po përhapet shpejtë edhe tek të rinjtë. Mjekët thonë se ky lloj agresiv i virusit nuk po kursen as fëmijët nga mosha zero. Shifrat zyrtare në vendin tonë tregojnë se në valën e re dukshëm është shtuar numri i të prekurve edhe tek moshat minore.
“Sipas raportit të ISHP-së në periudhën 26 korrik – 1 gusht në mesin e të diagnostikuarve pozitiv më së shumti janë evidentuar në grup moshat 20-29 vjeçe, përkatësisht 22,1%. Megjithëse numri më i vogël i të prekurve aktualisht është nga mosha 0-9 vjeç ose 2,5%, në krahasim me javët tjera është shënuar një rritje drastike e këtyre grup moshave”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...
Shërbimet hekurudhore janë anuluar në Mashhad pas paralajmër...
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...
Real Madridi do ta mbyllë çatinë e “Bernabéut”, pavarësisht ...
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...