Kryeministri Oliver Spasovski tha se tashmë është shpallur gjendje krize dhe se janë rritur prania e forcave të ARM-së dhe policisë në kufirin jugor dhe se shteti nuk do të lejojë hyrje të refugjatëve.
Në pyetjen nëse Qeveria ka plan për refugjatët pas deklaratës së kryetarit serb për mbyllje hermetike të kufirit, Spasovski tha transiti tashmë nuk është opsion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E dini se kemi shpallur gjendje krize, se është rritur prania e forcave të ARM-së dhe policisë në kufirin jugor. Në bazë të informacioneve që i morëm nga shërbimet tona, nga shërbimet e partnerëve po ndiqet situtata. Tani për tani gjendja është stabile dhe se nuk ka rritje të refugjatëve që do të tentojnë të hynë në vend, megjithatë qëndrimi është se kemi zero tolerancë”, tha Spasvoski.
Ai rikujtoi se shteti ka pasur politikë në të cilën refugjatët po transitonin në vendon tonë dhe se kemi vetëm dy qendra transitore.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër