Nevoja për regjistrim është e qartë për të gjithë, por për fat të keq, ka një presion të madh në skenën politike të Maqedonisë.
Ndërsa vendet në mbarë botën braktisin gjithnjë e më shumë metodën tradicionale të regjistrimit dhe zgjedhin statistikat vjetore dhe gjysmë-vjetore të popullsisë, bazuar në të dhëna të tërthorta nga të gjitha institucionet statistikore në vend, ne nuk mundemi të numërohemi pothuajse që 18 vite me asnjërën metodë.
Pengesat janë në shumë çështje, por çështja më e madhe është mosbesimi. Mosbesim në rëndësinë e të dhënave të marra, mosbesim në formulimin e pyetjeve dhe kontributin e tyre, si dhe mosbesim në mënyrën e mbledhjes së të dhënave të diasporës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mungesa e statistikave për shoqërinë në të cilën ne të gjithë jetojmë dhe punojmë është thjesht për të shmangur përballjen me realitetin dhe faktet e të gjitha institucioneve në vend.
Në vitin 2019 kemi hyrë me një kornizë të qartë të regjistrimit, kemi kryer një regjistrim provë të suksesshëm në korrik. Gjithçka ishte gati dhe priteshe vetëm harmonizimi përfundimtar i Ligjit për Regjistrimin në Kuvend për të organizuar regjistrimin e parë pas afro 18 viteve në prill 2020.
Sidoqoftë, ne e mbarojmë vitin pa një datë të caktuar të regjistrimit, pasi zgjedhjet e parakohshme anuluan marrëveshje e regjistrimit në prill 2020 dhe Ligji për Regjistrim u la jashtë agjendës së Kuvendit.
Tensionohet situata jashtë Kuvendit të Shqipërisë, protestue...
Dogana sekuestron 44 pako cigare pa banderola në vlerë 15 mi...
Arbeloa për Mendyn: I jam mirënjohës për përpjekjen e tij, s...
Çfarë parashihet me strategjinë e miratuar për zgjerim të BE...
Me sa vite burg dhe sa euro mund të dënohet Gjesti për vepra...
Abdixhiku paralajmëron rikthimin e Osmanit: Koha për bashkim...