Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se policia e Kumanovës gjatë një kontrolli të një autobusi që udhëtonte drejt Gjermanisë, në pikën kufitare të Tabanocit, ka zbuluar 19 testime të falsifikuara.
“Gjatë kontrollit, nga gjithsej 50 udhëtarë që transportoheshin, 19 prej tyre janë zbuluar me teste PCR të falsifikuara. Ata shtojnë se pas kontrolleve është vërtetuar se bëhet fjalë për teste të falsifikuara që janë marrë nga një person nga Strumica me çmim prej 1.000 denarë.Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen parashtresat adekuate”./alsat.mk/
Komisionarja për Zgjerim e BE-së do ta vizitojë Kosovën javë...
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës