Shkrumb e hi, këto janë pasojat e shkaktuara nga zjarri i rënë në një pjesë e tokave pjellore të banorëve të komunave Haraçinë dhe Ilinden.
Banorët kanë frikë që zjarri të djegë banesat ku jetojnë, pasi një ditë më parë flakët ishin vetëm 20 metra larg vendbanimeve.
“Situata është shumë e rëndë. Gjjith 135 ha është djegur, prej Grushinë, Buçincë, Ajvatovcë dhe Mërshovcë. Mbrëmë në Ajvatovcë zjarri ka qenë afër 20 metra larg nga shtëpitë. Dëmet janë të mëdha”.
Po jemi të frikësuar. Vendi është i papërshtatshëm. Disa prej banorëve kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit”.
E ndërsa flakët vazhdojnë të kaplojnë vreshtat e banorëve. Ekipet e zjarrfikësve e kanë vështirë për shuarjen e tyre, për shkak të terrenit të vështirë malor, që pamundëson lëvizjen e makinave zjarrfikëse.
Flakët e zjarrit kanë filluar të vërshojnë dhe drejt pjesës së vreshtave këtu në fshatin Ajvatovcë. Ekipi i zjarrifkësve është në terren dhe mund të shihen e po ashtu edhe dy helikopterë që po mundohen të shuajnë zjarrin.
Zjarri i rënë mbi Ajatovc nisi që në mbrëmjen e së shtunës është ende jashtë kontrollit. Është përfshirë një sipërfaqe e madhe, të paktën 30 hektarë, kryesisht pyll. Ekipet e zjarrfikësve po punojnë të ndalin zjarrin në drejtim të fshatit. Aktualisht është djegur e ashtuquajtura “Kodra”./tvklan.al/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...