Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup dha urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një banori 20-vjeçar të Haraçinës, për shkak të dyshimit të bazuar për shitje të palejueshme të marihuanës.
Siç kumtoi Prokuroria, i dyshuari në shtëpinë e tij në Haraçinë, në mënyrë të paautorizuar, për shkak të shitjes, ka mbajtur marihuanë me masë neto prej 1007,8 gramë, të fshehur në bodrumin e shtëpisë, Droga është gjetur dhe marrë gjatë bastisjes në shtëpi, më 23 shkurt.
Për shkak të rrezikut që i dyshuari të fshihet apo ikë, por edhe mundësisë për ta përsëritur veprën, prokurori publik kompetent, gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup i parashtroi propozim për caktim të masës së paraburgimit.(koha.mk)
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...