Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 40-të në botë, për përkujdesin e fëmijëve. Këto të dhëna janë publikuar në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Fondi i Fëmijëve të UNICEF.
Dokumenti me titullin “E ardhmja për fëmijët në botë”, fillon me faktin se asnjë shtet në botë nuk e mbron në mënyrë të duhur shëndetin e fëmijëve, mjedisin dhe të ardhmen e tyre.
“Shëndeti dhe e ardhmja e fëmijëve dhe të rinjve në korniza botërore është nën kërcënim nga përkeqësimi i ekologjisë, ndryshimet klimatike dhe eksploatimi praktikave reklamuee, të cilat nxisin në konsumimin e ushqimit të shpejtë, alkoolit dhe cigareve”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shtetet janë radhitur sipas indeksit mbi bazë të treguesve për shëndetësi dhe pasuri në 180 shtete, si dhe kërcënimet e ardhshme për mirëqenien e fëmijëve.
Si vende që më shumë përkujdesen për fëmijët janë Norvegjia, ndërsa më pas Koreja e Jugut, Holanda, Irlanda, Danimarka, Japonia, Belgjika, Islanda, Britania e Madhe, Luksemburgu dhe Singapori.
Sipas raportit, në vendin e fundit është Republika e Afrikës Qendrore.
Nga vendet e rajonit, Sllovenia është radhitur në vendin e 25, Greqia në të 31, Mali i Zi në të 34, më pas Bosnja e Hercegovina e 38, Bullgaria e 45, Serbia e 48, Turqia e 60 dhe Rumania në vendin e 80.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...