Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në maj vitin e ardhshëm, mëson TV21 nga burimet e dy partive më të mëdha politike.
Këtyre ditëve, VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja praktikisht janë rigrupuar dhe filluan koncepte të reja. LSDM-ja nisi me slloganin “Në rrugën e duhur”, derisa opozita me “Ripërtrirje të Maqedonisë”. Edhe pse sjellja e tyre në teren ngjan si periudhë parazgjedhore, megjithatë partitë mohojnë se bëhet fjalë për fushatë parazgjedhore.
Për partinë opozitare, data e pranueshme për zgjedhje është muaji mars.
Nga LSDM-ja thonë se duan zgjedhje të rregullta, duke shtuar se janë të gatshëm edhe për ato të jashtëzakonshme.
Edhe pse publikisht data për mbajtjen e zgjedhjeve mbahet në fshehtësi, partitë tashmë kanë filluar të realizojnë takime dhe t’i regjistrojnë idetë e tyre që më pas t’i zgjedhin programet e tyre zyrtare me të cilat do t’i kërkojnë votat e qytetarëve. Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, tre muaj para zgjedhjeve duhet të formohet Qeveri teknike. Qeveria aktuale do të duhet të japë dorëheqje 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, pas çka do të formohet Qeveria e re. Mickoski, para dy ditëve publikisht kërkoi zgjedhje të parakohshme në mars dhe Qeveri teknike, por tani për tani pushteti nuk pranon një gjë të tillë
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...