Kryeministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook informon se të gjitha fluturimet në Britaninë e Madhe janë të ndaluara.
“Pas informacionit të fundit në lidhje me ndodhjen e përhapjes së përshpejtuar të coronavirusit në Britaninë e Madhe, sot në Shtabin e Krizës KOVID-19 u morë vendim për të ndaluar të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut.
Për më teper, vendoset izolim i detyrueshëm 14-ditor për të gjithë udhëtarët që vijnë në rrugë ajrore ose tokësore direkt ose indirekt nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut”, tha Zaev./Telegrafi/
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...