Kuvendi i serbisë mbrëmë ka miratuar ligjin mbi ratifikimin e marrëveshjes midis Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Maqedonisë Veriore, për vendosjen e kontrollit të përbashkët në vendkalimin-kufitar, Preshevë -Tabanoc.
Ministrja e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës Zora Mihajlloviq në diskutim tha se është e rëndësishme që për konkurrencën dhe lidhjen të krijohen vendkalime të përbashkëta kufitare me fqinjët, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i mallrave dhe i njerëzve.
“Pa marrë parasysh se sa investojmë në infrastrukturë, ndërtojmë autostrada dhe modernizojmë hekurudhën, ka probleme me barrierat jo fizike, të cilat nuk janë vetëm çështje e krijimit të radhëve të gjata gjatë verës, por ato janë veçanërisht të pranishme në transportin e mallrave, ku nganjëherë presim nga 10 deri në 15 orë”.
Ajo theksoi se kjo është arsyeja kryesore pse filluan bisedimet me vendet fqinje për kontrolle të përbashkëta në vendkalimet kufitare, të cilat do të lehtësojnë kalimin e kufijve dhe qarkullimin rrugor ndërkombëtar.
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...