Maqedonia e Veriut ka dënuar të hënën, 21 shkurt, vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të njohur rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Lugansk, si entitete të pavarura.
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në një postim në Twitter, thotë se akte të tilla paraqesin shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.“Dënojmë fuqishëm njohjen nga Rusia të zonave Donets dhe Lugansk si të pavarura. Akte të tilla paraqesin shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Maqedonia e Veriut rithekson mbështetjen e qartë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shkruan Osmani.
Me reagim të ngjashëm ka dalë edhe ministrja për Punë të Jashtme dhe Evropë e Shqipërisë, Olta Xhaçka. Ajo thotë se “Shqipëria është e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”.
We strongly condemn the recognition by ?? of the ?? areas #Donetsk & #Lugansk as independent. Such acts represent a severe violation of international law.?? reiterates its unequivocal support for sovereignty & territorial integrity of #Ukraine @DmytroKuleba
— Bujar Osmani (@Bujar_O) February 21, 2022
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...