Maqedonia duhet t’ia kthejë 70 milionë euro Bankës së Këshillit të Evropës, për shkak të mosndërtimit të Qendrës Klinike në Shkup, informon Telma.
Deri më shtator së bashku me këtë institucion dhe ekspertët nga Komisioni Evropian do të filloj për gjetjen e zgjidhjes për Qendrën e Klinikës e cila do të japë shërbime shëndetësore të kohës në një vend.
Kjo u tha në seancën e sotme të kuvendit për financim dhe buxhet, nga ministri për financa, Dragan Tevdovski i cili tha se parat do të kthehen pa paguar shteti penalti ose mjete shtesë.
Ai tha se marrëveshja është nënshkruar për 97 milionë euro nga të cilat 70 milionë për Qendrën Klinike në Shkup të cilat do të kthehen, ndërsa 27 milionë euro janë për spitalin klinikë në Shtip, dhe ky projekt do të realizohet. (INA)
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë