Serbia do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut tetë mijë vaksina Pfizer, kundër coronavirusit, ndërsa më vonë edhe nga prodhues të tjerë.
Këtë e tha sot kryeministri Zoran Zaev, i cili njoftoi se e ka pranuar ndihmën e ofruar nga Serbia, nga ana e presidentit Aleksandar Vuçiq.
“Siç e dini, javën e fundit kemi kërkuar ndihmë edhe nga vende tjera që të mund sa më herët të fillojmë, deri sa të arrijnë 5.850 dozat e para në shkurt. Dua ta ndaj lajmin me qytetarët, se e kemi pranuar ndihmën e ofruar nga Serbia, përmes presidentit Vuçiq”.
“Sot biseduam me Vuçiqin dhe ata pranuan të na ndihmojnë. Detajet do të konfirmohen gjatë ditës. Por ajo që mund të them është se do të marrin 8 mijë vaksina nga prodhuesi Pfizer”, tha Zaev.
Ai shtoi se presidenti Vuçiq ka ofruar që vaksinat të jepen si donacion, por Zaevi ka insistuar që ato të paguhen dhe janë marrë vesh, që Maqedonia t’i paguajë vaksinat Serbisë, me çmimin që i kanë blerë ato./Telegrafi/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...