Maqedonia Veriore do të asgjësojë hiq më pak se 13 mijë doza të vaksinave anti-Covid që kishte marrë donacion nga Bullgari.
Kështu ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë.
Vaksinat e pashfrytëzuara kundër Covid – 19 të cilat ishin donacion i Republikës së Bullgarisë, do të asgjësohen si mbetje medicinale pasi iu ka skaduar afati, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë.
“13 mijë doza të vaksinave kundër Covid – 19, të cilat vendi ynë i ka marrë si donacion nga Republika e Bullgarisë, sot janë tërhequr nga përdorimi për shkak se u ka skaduar afati. Në pajtueshmëri me procedurat ligjore, vaksinat do të asgjësohen si mbetje medicinale”, theksuan nga MSH për MIA-n.
Bullgari i ka dhuruar vendit 51,480 doza të vaksinës Pfizer. ata arritën në vend në 16 shtator, ndërsa afati i përdorimit ishte deri më 30 shtator./Portalb.mk
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë