Statistiakt tregojnë se nga viti në vit numri i viktimave në fakteqësi komunikacioni në Maqedoni është në rritje e sipër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Që nga fillimi i këtij viti e deri tani kanë vdekur shtatë persona. Duke mbështetur paralajmërimet e MPB-së, ekspertët mendojnë se përgatitja e një dokumenti strategjik për pengimin e kësaj prirje negative kërkon konsultime me të gjitha institucionet përgjegjëse.
Duke ndjekur mungesën e disciplinës në komunikacion, MPB-ja paralajmëron se në periudhën që vjen shkeljet në komunikacion do të ndëshkohen ashpër, sidomos ato që janë shkaku më i shpeshtë i aksidenteve me pasoja të rënda, siç janë vozitja në gjendje të dehur, si edhe tejkalimi i shpejtësisë.
Do të sanksionohen edhe montimi i paautorizuar dhe shfrytëzimi i pajisjeve që jani efekte të posaçme ndriçuese dhe zanore.
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...
Petkoviq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt nuk nënkupton ...
SHBA bombardon pranë Hormuzit/ Goditi objektet ushtarake, jo...