Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se deri më tani janë siguruar 61 njësi të plazmës së gjakut për trajtimin e pacientëve me Covid-19.
Ai ka bërë apel për solidaritet, pasi siç thotë, asgjë nuk është më i rëndësishëm se shëneti.
“Plazmë të gjakut, jep, mund të dhurojë personi që është shëruar nga koronavirusi. Le të bëhemi humanë dhe të ndihmojmë pacientët që ende luftojnë me këtë virus të paparashikuar. Të tregojmë kujdesin tonë, të dhurojmë dhe të shpëtojmë jetë njeriu. Bëj apel për solidaritet, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti i jonë dhe shëndeti i të dashurve tanë!”,ka shkruar ministri Filipçe.
Filipçe gjithashtu ka shpërndarë një link, ku shpjegohet se si mund të dhurohet plazmë gjaku.
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...