Përderisa blegtorët paguajnë rregullisht për kullotat, shteti edhe pas disa viteve nuk i plotëson kushtet themelore për funksionimin e staneve. Për shkak të pengesave administrative, stanet nuk e fituan as gjënë elementare, ujin për bagëtitë e tyre.
“Jemi pak vonë me dokumentacionin sepse dolën disa komplikime pasi njëkohësisht bëjmë edhe rrufepritësit, panelet foto volt dhe vendet ku pinë ujë bagëtitë. Ne ngecëm te furnizimet publike. Sidoqoftë puna po ecë dhe mendoj se dokumentacioni është ka fundi”, tha Lulzim Fejzullai, drejtor i NP për ekonomizim me kullotat.
Nga Shoqata e blegtorëve thonë se çdo bujk paguan nga 50 denarë për kokë bagëtie për kullotë, ndërsa djathin dhe qumështin nga stanet e tyre nga mali i dërgojnë përmes shtigjeve të dhive.
“Në Tetovë nuk kemi rrugë deri në stane. Djathin ende e mbajmë me kuaj. Prandaj me numrin e dhenve qëndrojmë në të njëjtin nivel”, tha Mexhit Aliti, kryetar i shoqatës së blegtorëve.
Aliti thotë se pikërisht kjo ndikon shumë në stagnimin e fondit të bagëtive. Enti shtetëror i statistikës konfirmoi se numri i dhenve nga viti në vit po zvogëlohet. Në vitin 2011 në vend ka pasur 778 mijë kokë, ndërsa vitin e kaluar janë regjistruar vetëm 740 mijë kokë dele. Që do të thotë se për tre vite fondi i deleve është zvogëluar për 38 mijë kokë./Alsat-M/
ZYRTARE: Demitrius Conger prezantohet tek Golden Eagle Ylli
E papritur, zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Albania, anu...
Misioni i FMN-së do të vizitojë Kosovën për konsultimet vjet...
Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim...
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë