Në Kuvendin e Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje ekonomike, për sistem politik dhe marrëdhëniet me komunitetet, për arsim, shkencë dhe sport, për punë dhe politikë sociale dhe Komisioni legjislativ.
Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike janë propozim ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për produktet e ndërtimit, për ndryshimin e Ligjit për tregti, dhe për ndryshim të Ligji për inspektoratin shtetëror të tregut, tre në leximin e dytë dhe të dorëzuara nga deputetët e shumicës parlamentare.
Pika e vetme në rend ditor të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve është Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbikëqyrjen inspektuese, në lexim të dytë, të dorëzuar nga deputetët e shumicës.
Komisioni për arsim, shkencë dhe sport do të debatojë për propozim ligjet për ndryshim të Ligjit për trajnim dhe sport për drejtor të shkollës fillore, të mesme, konvikt dhe Universiteti i hapur për qytetarët për të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe të Ligjit për themelimin e fakultetit teknologjik.
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?