Nuk do të ketë më gurore në Llabunishtë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme ka sjellë vendim për prishje të njëanshme të të gjitha marrëveshjeve për koncesion në rajonin e Llabunishtës në Strugë.
Informacionin për TV21 e konfirmojnë burime qeveritare. Vendimi qeveritar është sjellë në formë dekreti me fuqi ligji.
Kjo vjen pas protestave të shumta të banorëve të këtij fshati të Strugës, të cilët ankoheshin për dëme materiale nga shpërthimet që shkaktonin gurthyesit, por edhe dëme shëndetësore nga pluhuri që përhapej në atë zonë.
Ndërkaq në fund të vitit 2019 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pati paralajmëruar se këto koncesione do të anulohen së shpejti.
Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt ës...
Publikohet formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëv...
Pacolli uron Natën e Fitër Bajramit: Zoti të na pranojë sada...
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren