Shumica e ankesave të paraqitura te Avokati i Popullit janë për çështjen e shtetësisë gjatë vitit 2019 dhe janë nga qytetarë të kombësisë shqiptare.
Në përgjigjen për AIM nga zyra e Avokatit të Popullit në Shkup, njoftojnë se nuk është i vogël numri i atyre që gjatë paraqitjes së parashtresave nuk e deklaruan kombësinë e tyre.
“Vitin e kaluar, 70 ankesa janë dorëzuar në zyrën e Avokatit të Popullit në lidhje me fushën e gjendjes civile, përfshirë procedurën e pranimit të shtetësisë. Nga këto, gjithsej 22 ankesa adresojnë pikërisht këtë problem – pamundësinë për të marrë nënshtetësi. Duhet theksuar se edhe në vitin 2019 problemet kur bëhet fjalë për statusin e shtetësisë janë të njëjta – përkatësisht, qytetarët refuzohen pa dhënë ndonjë sqarim mbi arsyen”, deklaruan nga Avokati i Popullit.
Për dallim nga viti 2018, kur zyra e Avokatit të Popullit pranoi 12 ankesa për çështjen e shtetësisë, vitin e kaluar, siç raportohet nga zyra e Avokatit të Popullit, ka pasur një rritje të këtij lloji të parashtresave (gjithsej 22).
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...