Qytetarët me paga të larta nga janari i vitit të ardhshëm do të ndajnë më shumë para nga paga bruto për kontributet sociale.
Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme vendosi që bazën më të lartë mujore për llogaritjen e kontributeve ta zhvendos nga 12 në 16 paga mujore. Kjo do të thotë ata që marrin pagë mujore, 16 apo më shumë paga mesatare, që aktualisht arrin në rreth 367.000 denarë do të paguajnë kontribute në këtë shumë. Ky kufizim aktualisht qëndron në pothuajse 275.000 denarë, që do të thotë se ky ndryshim legjislativ do të godet xhepat e atyre që marrin paga mbi këtë shumë.
Në këtë mënyrë, punonjësit me paga të larta do të kontribuojnë më shumë në fondet për sigurimin pensional dhe shëndetësor. Kjo masë u paralajmërua në programin e qeverisë së LSDM-së.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit