Në llogaritë e 6.755 blegtorëve janë transferuar më shumë se 152 milionë denarë për qumështin e dorëzuar të deleve, lopëve dhe të dhive të fazës së dytë, kumtoi sot Agjencia Pagesore.
Sipas drejtorit të Agjencisë, Nikollçe Babovski, mjetet nga kjo masë janë kapital i freskët që duhet t’u ndihmojë blegtorëve ta sigurojnë sasinë e nevojshme të ushqimit për kafshë.
“Përmes masave të programeve për bujqësi dhe zhvillim rural, krijojmë kushte të volitshme për përmirësimin e fondit blegtoral, rritje të prodhimit vendor të qumështit, ndërsa me këtë edhe sigurim të lëndëve të para për kapacitetet vendore për prodhimin e qumështit. Pandemia me Kovid-19 edhe më shumë e theksoi nevojën për ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt. Qeveria, Agjencia dhe Ministria do të vazhdojnë të krijojnë kushte të volitshme për një bujqësi të qëndrueshme, modernizim e saj, me çfarë do të mundësohet përmbushje edhe të nevojave vendore me prodhime bujqësore, por edhe për eksport”, thotë Babovski.
Ai potencoi se do të vazhdojë pagesa në kohë dhe joselektive e subvencioneve për të gjithë ligjërisht kanë fituar të drejtën për marrjen e mbështetjes financiare në bujqësi.
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”