Kryeministri i Qeverisë teknike sot njoftoi se pacienti i cili sot në mëngjes me temperaturë të lartë është paraqitur në Klinikën për Sëmundje Infektive nuk është i infektuar, pas rezultateve të bëra.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se pacienti ishte kthyer nga Gjermania më 7 mars dhe herët në mëngjes me temperaturë të lartë ka ardhur në Klinikën Infektive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai gjithshtu njoftoi se prej nëntë pacientëve të cilët janë të infektuar me coronavirus, gjashtë janë në gjendje shëndetësore stabile ndërsa te tre pacientë ka përkeqësim të lehtë që do të thotë frymëmarrje e vështirësuar dhe se që të tre personat janë mbi moshën 65 vjeçare.
Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të F...
A do të numërohen fletëvotimet edhe natën e Vitit të Ri, fla...
Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovë...
Nis protesta e PD-së para Kryeministrisë
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...
Xavi afër rikthimit si trajner, gjiganti anglez shpreh inter...